×
  • Lajme
  • Lajme

    Azemi për grevën në UP: S’lëvizim nga kërkesat tona, pagat të rriten 400 euro

    FrontOnline
    21 Shkurt 2024

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk do të tërhiqen nga greva deri në plotësimin e kushteve. Nga 250 euro sa i marrin aktualisht, ata po kërkojnë që paga e tyre të jetë 400 euro.

    Greva e punëtorëve teknik dhe fizik ka nisur në të gjitha fakultetet dhe në Qendrën Studentore. Numri total i punëtorëve është 262.

    Edhe pse u është ofruar një rritje prej 15 për qind, Azemi thotë se nuk është e pranueshme pasi rritja e pagës shkon në 320 euro.

    “Ne kemi hyrë në këtë grevë, gjithherë duke luajtur rolin që e kemi deri më tani kemi bërë opsione që të hyjmë në grevë dyditore dhe të presim dialogun deri në këtë moment nuk kemi ndonjë dialog të sinqertë. Sot kemi hyrë në ditën e dytë do të bëjmë grevë nesër dhe pasnesër do të ndryshojmë çështjen e grevës nëse nuk ka diçka që lëviz. Neve na është ofruar një shumë prej 15 për qind rritje të pagave që është për neve shumë qesharake i bie që diku 320 euro dhe në fakt po themi është nënçmim për neve sepse ne në fakt kemi kërkuar që paga jonë të jetë e barabartë me pagën e punëtorëve në sektorin publik që e kryen të njëjtën çështje”, deklaroi kryesindikalisti.

    Azemi tha se grevës do t’i qëndrojnë deri në fund, raporton EO.

    “Ne jemi shumë komod, ne i kemi hyrë në bazë ligjore, ne assesi nuk do të dalim pa u përmbush kërkesa jonë minimale që ajo nënkupton të jetë rreth 400 euro pagë neto. A do të vazhdohet a do të ndalet kjo grevë, është mirë të pyetet rektori, sepse ne kemi diçka të qartë, pa u plotësuar kërkesat tona ne do të qëndrojmë këtu dhe nuk kemi lëvizje assesi sepse po them nuk jemi ata që kemi qenë para dy vitesh kur na ka thënë ‘nëse dëshiron me punu puno, nëse do shko’. Përndryshe ligji mbi greva na garanton qëndrim dhe njëmujor dhe dymujor dhe kemi hyrë me të drejtat tona minimale dhe rektorati është i obliguar nëse atij i konvenon që gjendja të jetë kështu kaotike dhe neve më në fund ne jemi punëtorë këtu por nuk jemi menaxher të por nuk jemi menaxher të rektoratit dhe normal që mjaft kemi punuar për të tjerët tani do të punojmë edhe pse edhe kushtet minimale nuk i mbulon paga minimale që e kemi por megjithatë ne jemi shumë të sinqertë dhe po e kërkojmë atë çka sektori publik iu ka ofruar punëtorëve me të njëjtën veprimtari”, shtoi ai.

    Nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm punëtorët Teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë nisur grevë, Azemi ka njoftuar një ditë më parë se bëhet fjalë për 250 punonjës.

     

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.