×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit: Kompensimi i parave të Trustit nga qeveria, nuk përbën diskriminim

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Kompensimi i mjeteve nga Qeveria e Kosovës të 10 për qind të kursimeve për pjesëmarrësit që kanë nën 10 mijë euro në Fondin e Kursimeve Pensionale, në situatën aktuale nuk ka karakter diskriminues, thonë në institucionin e Avokati i Popullit.

    Ligji për rimëkëmbje ekonomike COVID-19 është votuar më 4 dhjetor në Kuvendin e Kosovës dhe është shpallur në Gazetën Zyrtare më 7 dhjetor 2020, që nënkupton edhe hyrjen në fuqi të këtij legjislacioni.

    Në bazë të këtij ligji, kontributpaguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Kontributpaguesit që kanë kursime deri në shumën 10 mijë euro, në rast të tërheqjes së 10 përqindëshit nga ana e tyre, Qeveria e Kosovës do t’i kompensojë ata brenda pesë vjetëve të ardhshme. Kurse ata që kanë mbi 10 mijë euro, nuk do të rimburësohen.

    Të pabarabartë para ligjit

    Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga institucioni i Avokatit të Popullit, duke iu referuar Kushtetutës se Republikës se Kosovës, tek nenin për barazia para ligjit, thuhet se nuk parandalohet vënia e masave për mbrojtjen e grupeve që janë në pozitë të pabarabartë.

    “Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato”, thonë nga Avokati i Popullit.

    “Në shikim të parë, pa u lëshuar në analiza të thella të çështjes, pa të cilat Avokati i Popullit nuk mund të deklarohet përfundimisht, vërehet se Kushtetuta lejon vendosjen e masave të veçanta, të përkohshme cilat janë të domosdoshme për të zbutur ose për të eliminuar pabarazinë faktike, për krijuar kushte më të favorshme për personat ose grupet të personave që gjenden në pozicion faktikisht të pabarabartë me të tjerët”, thuhet më tej në përgjigjen e Avokatit të Popullit.

    Të premten nis aplikimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

    Në rastin konkret, thuhet në përgjigje, bëhet fjalë për rrethana emergjente si pasojë e pandemisë, që ka sjellë disa grupe të caktuara në pozitë të pafavorshme.

    “Në rrethana të tilla, shteti është i obliguar që të ndërmarrë masa afirmative për të eliminuar apo së paku për ta zbutur pabarazinë faktike. Përderisa,masat e veçanta kanë për qëllim vendosjen e barazisë dhe janë të përkohshme, sipas Kushtetutës, përkatësisht këto masa nuk kanë karakter diskriminues”, thuhet në përgjigjen nga institucioni i Avokatit të Popullit.

    Ndryshe, më 11 dhjetor 2020, do të fillojë procesi i aplikimit për kontributpaguesit për të tërhequr 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Ky proces do të zhvillohet në mënyrë elektronike përmes një faqeje të veçantë të internetit, e cila tashmë është publikuar nga Fondi i Kursimeve Pensionale./REL/

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Front TV23 Shtator 2024
    Shefi e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë kërkuar që të shkarkohet bordi i RTK-së,...
    Lajme23 Shtator 2024
    Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka përjetuar rënie të paparë sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së mediave. Por sfidë...
    Lajme23 Shtator 2024
    Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka përjetuar rënie të paparë sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së mediave. Por sfidë...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sërish ka bërë thirrje që të aplikojnë të rinjtë dhe të rejat e vendit për t’u bërë...
    Lajme23 Shtator 2024
    Gjykimi për rastin e Thaçit dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme. I njëjti do të vazhdojë me seancë të mërkurën,...
    Lajme23 Shtator 2024
    Me moton “Për identitet dhe dinjitet” ka nisur protesta e shqiptarëve në Preshevë. Shqiptarët në Luginë po protestojnë kundër shkeljeve të të...
    Sport23 Shtator 2024
    Fitorja e Barcelonës në Villarreal me një rezultat spektakolar 1-5 u errësua plotësisht nga pamja e dhimbjes së Marc-André Ter Stegen-it, i...
    Lajme23 Shtator 2024
    Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë duhet ngritur urgjentisht vlerën e koeficientit së paku 30 për qind. Ai thotë se Qeveria...
    Lajme23 Shtator 2024
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur për abetaren e përbashkët unike. Në një postim në Facebook, ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.