×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Gilissen: Dëshmitari 1 kërcënoi Shalën dhe familjen e tij në sallën e gjyqit

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen tha se dëshmitari i cili ka kodin 1 në këtë çështje gjyqësore, ka bërë kërcënim ndaj të akuzuarit, gruas dhe fëmijëve të tij në seancën e gjyqit deri sa ishte nën betim.

    “Në këtë procedurë, në veçanti i vetmi person që ka bërë kërcënime është dëshmitari 01. Askush tjetër. Nuk ka patur kërcënime nga zoti Shala apo dikush tjetër. Vetëm ky dëshmitar, përpara jush, nën betim gjatë një seance gjyqësore ka shprehur kërcënime ndaj zotit Shala, gruas së tij dhe fëmijëve të tij”, tha ai.

    Duke folur për procedurat që kanë rrjedhur në këtë gjykatë, Gilissen tha se kanë humbur një dëshmitar dhe dëshmia e tij nuk është dëgjuar për shkak se ai kishte frikë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Kemi humbur një dëshmitar sepse kishte frikë. Nuk pranoi të vinte. Ky dëshmitar kishte nënshkruar dokumentin ku pranonte që të vinte, të paraqitej në gjykatë. Pranoi që të na takojë, të bisedonte me ne dhe në fund fare pati frikë dhe nuk erdhi. Kishte aq frikë sa u fsheh për disa javë”, tha ai.

    Tutje, ai tha se duhet të lexohen, interpretohen dhe analizohen me kujdes të gjitha provat që i dorëzohen trupit gjykues pasi që prokurori ka vendosur që të mbështetet në një numër të vogël dëshmitarësh duke mos marrë parasysh dëshmitarë të tjerë të ngjarjes.

    “Parashtroj para jush se mjeti kompensues i parë duhet të konsistojë në miratim-zbatimin e një kujdesjeje të jashtëzakonshme se si i lexoni, interpretoni dhe analizoni provat që iu dorëzohen para jush. Rrethanat që përshkruhen nga prokurori që ka vendosur që të mbështetet veçanërisht në një numër të vogël dëshmitarësh dhe të mos marrë parasysh deklaratat dhe dëshmitë e dhëna nga disa persona persona-dëshmitarë të këtyre ngjarjeve”, u shpreh avokati.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.