×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Avokati 41-vjeç nga Londra padit prindërit, gjithçka ndodhi pasi ata nuk e përkrahën më financiarisht

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Një avokat nga Londra që i ka 41 vjet, së fundmi ka paditur prindërit e tij të pasur që kanë refuzuar t’i ofrojnë ndihmë financiare.

    Avokati emri i të cilit nuk është zbuluar për opinionin, ishte ankuar se prindërit e kishin përkrahur financiarisht plotë 20 vite, që më pas të ndërpresin këtë përkrahje kur edhe raportet e tyre u ftohën.

    Ai ka kërkuar nga gjyqtari që të detyrojë prindërit e tij ta vazhdojnë përkrahjen edhe për kompaninë e tij të avokaturës.

    Interesant është se avokati 41-vjeç, pretendon se ka mbetur pa punë edhe pse ka kompani të vetën, duke theksuar se jeton pa pagesë në një apartament të prindërve në pjesën qendrore të Londrës.

    “Prindërit e kanë përkrahur financiarisht, kurse e kanë lejuar të jetoj në apartamentin e tyre në qendër të Londrës. Përveç kësaj, ata i kanë paguar edhe shpenzimet e tjera të tij”, ka deklaruar gjykatësi James Manbi.

    Ai shtoi se raportet mes të birit dhe prindërve muajve të fundit janë zbehur, dhe pikërisht për këtë babai i tij vendos ta ndalë financimin.

    “Ai padinë e tij e ka arsyetuar me atë se nuk është ende i gatshëm të pavarësohet, dhe është thirrur në ligjet në fuqi që rregullojnë raportet familjes mes prindërve dhe fëmijëve”, ka përfunduar gjykatësi Manbi.

    Prindërit e tij që aktualisht jetojnë në Dubai, kanë refuzuar të ballafaqohen me të në sallën e gjyqit, gjë që pikërisht këtë e kishte kërkuar avokati – pasi që në këtë rast shpreson shumë se do të dalë fitimtar.

    Është interesant se kjo nuk është hera e parë që persona të rritur paditin prindëri,t me shpresën se do t’i detyrojnë që akoma t’i përkrahin financiarisht.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri shqiptar, Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore. Dy burime të pavarura nga njëri-tjetri, i konfirmuan Top...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Bitcoin pësoi një rënie pasi investitorët iu përgjigjën debatit presidencial amerikan midis kandidates demokrate, Kamala Harris dhe rivalit republikan, Donald Trump, i...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ky është momenti kur Ura Carola në Dresden u shemb me një ‘shpërthim shurdhues’, me hetuesit që përpiqen furishëm të gjejnë shkakun....
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ky është momenti kur Ura Carola në Dresden u shemb me një ‘shpërthim shurdhues’, me hetuesit që përpiqen furishëm të gjejnë shkakun....
    Lajme11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse u miratua këtë të mërkurë nga qeveria e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.