Mesditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, avioni i linjës “Lion-Stamboll” ka bërë ulje emergjente, për shkak se një pasagjer ka prerë damarët.
Policia sqaron se shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, ka dëmtuar damarët e dorës me bris, gjatë fluturimit me avion.
40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën./TCH