×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Avionët luftarakë turq parandalojnë 6 avionë F-16 të Greqisë që iu afruan zonës Navtex

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se 6 avionë F-16 të Greqisë që i janë afruar zonës së shpallur si “Navtex” janë larguar nga rajoni përmes parandalimit nga avionët luftarakë turq.

    Në një deklaratë në faqen e internetit të ministrisë thuhet se 6 avionë F-16 që janë nisur nga ishulli i Kretës dhe shkonin drejt Administratës Greke Qipriote (GASC) më 27 gusht u zbuluan nga sistemet e radarit të Forcave Ajrore Turke.

    “Avionët F-16 të Forcës Ajrore Turke parandaluan avionë F-16 në jugperëndim të ishullit të Qipros në mënyrë që të siguronin identifikim vizual dhe të hiqnin trafikun e përmendur ushtarak që i afrohej zonës të shpallur Navtex, ndërsa avionët u identifikuan se i përkisnin Greqisë dhe u larguan nga rajoni. Vazhdojnë me vendosmëri të pafund aktivitetet për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona në Mesdheun Lindor”, tha ministria.

    Ministria në faqen e internetit dhe në Twitter shpërndau edhe videon në të cilën shihet parandalimi i avionëve.

    Turqia të enjten zgjati afatin e zonës Navtex për katër ditë për kërkime të hidrokarbureve me anijen sizmike MTA Oruç Reis në Mesdheun Lindor.

    Zona fillimisht ishte shpallur nga Turqia deri më 27 gusht .

    Navtex, ose Navigational Telex, është një sistem i komunikimit detar që lejon anijet të informojnë anijet e tjera në lidhje me praninë e tyre në një zonë, si dhe informacione të tjera.

    Turqia rifilloi kërkimin e energjisë në fillim të këtij muaji në Mesdheun Lindor pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme për caktimin e kufijve detarë, duke shpërfillur negociatat e inicuara nga Gjermania.

    Greqia dhe vendet e tjera janë përpjekur ta cenojnë territorin detar dhe të drejtat e Turqisë për kërkime në Mesdheun Lindor, pavarësisht se asnjë vend nuk ka vijë bregdetare më të gjatë në Mesdhe.

    Ankaraja ka kundërshtuar vazhdimisht përpjekjet greke për të shpallur një zonë të madhe ekskluzive ekonomike, duke shkelur interesat e saj. /AA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Greqia e ka paralajmëruar Turqinë se mund t’ia bllokojë qasjen në një fond të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes, nëse Ankaraja...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund të detyrohen të...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Mediat lokale në Mal të Zi raportojnë se një 34-vjeçar ka vrarë vajzën e tij dyvjeçare mbrëmë në qytetin Golija. Sipas raportimeve...
    Të tjera
    Vip24 Korrik 2025
    Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e saj private....
    Sport24 Korrik 2025
    Benfica është duke punuar intensivisht për të rikthyer João Félix në “Estádio da Luz”, me bisedimet që tashmë kanë nisur mes klubit...
    Lajme24 Korrik 2025
    Valon Totaj, kryetar i Gjykatës së Apelit, gjatë mbledhjes së 350-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). ka thënë se në një...
    Lajme24 Korrik 2025
    Nesër pritet të zhvillohet seanca e 52-të e Kuvendit të Kosovës, një seancë vendimtare pasi përmbush afatin kushtetues prej 30 ditësh, të...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Një gjyqtar hetues në Gjykatën e Qarkut të Splitit ka dënuar tre burra britanikë, dy prej të cilëve janë nga Kosova, me...
    Lajme24 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.