×
  • Lifestyle
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Autobusët vetëvozitës testohen me pasagjerë të vërtetë

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Një autobus largohet nga stacioni dhe fillon udhëtimin. Por, personi që qëndron prapa timonit nuk është shoferi – ata thjesht janë operatorë të sigurisë.

    Autobusi mund të vozitë vet, shkruan AP.

    New Taipei City është një nga qytetet e mëdha në Tajvan që është duke e testuar këtë teknologji për ta zgjeruar rrjetin e transportit publik.

    “Disa sensorë janë montuar në pjesën e jashtme të autobusit në mënyrë që ai ta dijë se çfarë po ndodh përreth dhe e ndihmojnë autobusin të marrë vendime”, shpjegon Liu Chia-ching, drejtor i marketingut në Kingwaytek Technology Co. Ltd, një kompani e cila harton dhe prodhon softuer navigimi.

    Përdorimi i sensorëve, përfshirë lidarët (detektimi i dritës dhe qarkut), radarët, video-kamerat, autobusi është në gjendje të vozisë në linjë të drejtë, të ndalet në semaforë, si dhe të kryejë kthesat pa ndërhyrjen e njeriut.

    Një operator sigurie monitoron veprimet e autobusit, transmeton KOHA.

    Sensorët e vendosur në pikat përgjatë rrugëve ndihmon në drejtimin e autobusit gjatë rrugëtimit.

    Huang Li-ya, zyrtare e lartë ekzekutive në Departamentin e Transportit të New Taipei City, thotë se automjetet janë në fazën e parë të zhvillimit, por sheh potencial që ata të përmirësojnë transportin.

    “Industria e transportit ka mungesë të shoferëve. Gjithashtu shpresojmë që ta përdorim sa më mirë teknologjinë e tillë të integruar në zgjerimin e shërbimeve të transportit masiv për të zëvendësuar mungesën e shoferëve”, thotë ajo.

    Përveç Taipei Cityt dhe New Taipei City në veri, gjithashtu edhe qytete të tjera tajvaneze në qendër dhe në jug janë duke e zhvilluar teknologjinë e autobusëve vetëvozitës.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.