×
  • Vip
  • Vip

    Autobiografia e Britney Spears thyen rekord shitjesh brenda pak orësh

    FrontOnline
    26 Tetor 2023

    Libri i Britney Spears është cilësuar si një ‘shenjestër në arkë’. Autobiografia e yllit të pop-it, ‘The Woman in Me’, e publikuar më 24 tetor 2023 është bërë autobiografia numër 1 e të famshmëve në shitje, duke mposhtur edhe Princin Harry me ‘Spare’, e cila u publikua më herët në 2023 dhe zbuloi të fshehtat e Buckingham.

    Vetë Britney njoftoi ndjekësit e saj për momentin e lumtur duke shkruar një postim në Instagram me kopertinën e librit: “Po ndodh! Libri im është kujtimet më të shitura të të famshmëve në histori dhe është vetëm dita 1! Faleminderit fansave që më mbështetën kaq shumë! Ju dua të gjithëve”.

    Libri i saj autobiografik ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen që nga shkurti i vitit 2022, kur u njoftua për publikimin e tij dhe përmban shumë zbulime për jetën e saj të trazuar, që nga fëmijëria e deri tek kujdestaria e dhimbshme nga babai i saj. Ylli 41-vjeçar tani thellohet në marrëdhëniet e saj, martesat e dështuara dhe betejat e shëndetit mendor që ka luftuar gjatë gjithë këtyre viteve para kamerave.

    Në vitet e para të ngritjes së saj në superstar, duke filluar në 1998 me publikimin e ‘Baby One More Time’, Britney dukej se i kishte të gjitha, por siç zbulojnë kujtimet, fshihej shumë më tepër se ajo që po ndodhte nën sipërfaqe./FrontOnline/

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Vip09 Tetor 2024
    Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka...
    Vip09 Tetor 2024
    Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK,...
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Të tjera
    Vip09 Tetor 2024
    Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 9.10.2024 – Trendet javore Sipas trendeve të fundit javore, javën e ardhshme, pritet të kemi mot më të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon nesër një vizitë në Tiranë. Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00...
    Sport09 Tetor 2024
    Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.