Provincat austriake kanë nisur një program vullnetar të testimit masiv për koronavirus me qëllim zbulimin e rasteve COVID-19 përpara sezonit të festave.
Dhjetë milionë teste janë porositur për popullsinë prej 8.8 milionë banorë.
Krejt kjo me shpresat se një program testimi i tillë do të ndihmojë vendin të dalë nga grupi i dytë i masave kufizuese.
Stadthalle, një vend koncertesh dhe ngjarjesh në Vjenë, është një nga tre vendet në kryeqytetin austriak ku po bëhet testimi.
Dy mijë rekrutë të ushtrisë janë mobilizuar. Programi vullnetar kishte pjesëmarrje të ulët në fillim për shkak të çështjeve teknike të regjistrimit të njerëzve që thanë se u duhej të prisnin orë për t’u regjistruar.
Ministri austriak i shëndetësisë Rudolf Anschober tha se “Qëllimi është të zbulojmë njerëzit që janë të infektuar pa e ditur atë, të cilët nuk kanë asnjë simptomë”.
Anschober thotë se me këtë testim synuar parandalimi i rritjes së infeksioneve gjatë festave të fundvitit.
Testimi është pezulluar në pjesë të Alpeve Austriake pas reshjeve të mëdha të borës.