×
  • Lajme
  • Lajme

    Auditori konfirmon punësimet pa konkurs dhe keqpërdorimet në Telekom

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Punësimet pa konkurs, pagat e larta, ngritja në grada pa kritere dhe kontrata të dyshimta e përtej planifikimeve në Telekom, për të cilat ka raportuar edhe KOHA, i ka konfirmuar Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për këtë ndërmarrje.

    Ajo në raportin e publikuar këto ditë, thekson se si një analizë financiare të kontratës mes Telekomit të Kosovës dhe Dardafon apo e njohur si “Z-Mobile”, i ka kushtuar Telekomit hiç më pak se 93 mijë euro apo trefish më shumë sesa që kishte planifikuar.

    Vitin e kaluar kjo ndërmarrje kishte planifikuar 30 mijë euro për këtë analizë. Por, kompania që fitoi tenderin, u shpërblye me 93 mijë euro. Kjo kontratë ishte kryer me procedurë të negociuar të prokurimit pa publikim të njoftimit për kontratë. Telekomi këtë e kishte konsideruar si rast urgjent, edhe pse për këtë menaxhmenti ishte informuar që nga gushti i 2018-s.

    Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit thuhet se shkaku i mosplanifikimit me kohë dhe aplikimit të procedurës së papërshtatshme të prokurimit të cilësuar si rast emergjent, kompania kishte kryer aktivitetin duke shpërblyer operatorin ekonomik me kontratën 93 mijë euro, apo 63 mijë euro më shumë sesa që është planifikuar.

    Buxheti shtesë në vlerë mbi 63 mijë euro ishte aprovuar nga Bordi i Drejtorëve. “Kostot shtesë ishin rrjedhojë e ofertës të pranuar nga vetëm një operator ekonomik, si dhe kushteve të panegociueshme nga operatori lidhur me çmimin për përgatitje të analizës brenda një afati të shkurtër kohor, si dhe arsyetimeve të menaxhmentit të kompanisë për pranimin e ofertës duke marrë për bazë nevojat emergjente për këtë analizë”, thuhet në raportin e Auditorit.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Lajme09 Janar 2025
    Të premten fillimisht mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell, ku maksimalet shkojnë deri në 12C e 14C. Me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina është duke negociuar me ShBA-në për të marrë licencat për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes...
    Sport09 Janar 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Real Madridit dhe Mallorcas, e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Rezultati pas...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni (lex. Xhorxha) thotë se vendi i saj është gati për nisur dërgimin e emigrantëve në qendrat e...
    Vip09 Janar 2025
    Xheneta ka zgjedhur të thotë të vërtetën ndaj Vullnetit në lojën ‘truth or dare’. Vullneti e pyeti rreth marrëdhënies së fundit seksuale...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku flet për energjinë e ripërtrishme dhe procedurat burokratike për leje....
    Lajme09 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Serbia po bën gjithçka për ta mbajtur Albin Kurtin në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.