-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Auditori kërkon përmirësime në sigurinë e informacionit të sistemeve statistikore

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të Teknologjisë së Informacionit “Qeverisja, menaxhimi i operacioneve dhe siguria e sistemeve të teknologjisë së informacionit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës”, ku thuhet se nuk kishte vendosur mekanizmat e nevojshëm për kontrollet e përgjithshme të teknologjisë së informacionit, që përfshijnë mjedisin në të cilin aktivitetet janë zhvilluar, operuar, menaxhuar dhe mirëmbajtur.

    ZKA nëpërmjet një komunikate sqaron se auditimi është kryer në këtë Agjenci që është bartëse, shpërndarëse dhe koordinatore e statistikave zyrtare të Kosovës.

    Ky auditim, sipas ZKA, përfshin periudhën 2019-2020 dhe kishte për qëllim të vlerësojë organizimin dhe qeverisjen e teknologjisë së informacionit, lidhur me kontrollet e sigurisë së të dhënave, kontrollet e aplikacioneve si dhe ruajtjen e integritetit të të dhënave.

    “Rezultatet e auditimit tregojnë se Agjencia përmes sistemeve të teknologjisë së informacionit në përgjithësi ka arritur të realizojë dhe të publikojë projektet statistikore të parapara me planin e publikimeve. Megjithatë, nuk kishte vendosur mekanizmat e nevojshëm për kontrollet e përgjithshme të teknologjisë së informacionit, që përfshijnë mjedisin në të cilin aktivitetet janë zhvilluar, operuar, menaxhuar dhe mirëmbajtur. Ka mungesë të vlerësimit adekuat të nevojave në fushën e teknologjisë së informacionit, ndarje joadekuate të detyrave dhe përgjegjësive të stafit si dhe ka staf të pamjaftueshëm të teknologjisë së informacionit. Po ashtu, menaxhimi i aktiviteteve të teknologjisë së informacionit nuk është mjaftueshëm i bazuar në politika, procedura dhe procese të operimit. Agjencia nuk kishte marrë hapat e mjaftueshëm për t’u siguruar që informacioni i përpunuar nuk ekspozohet ndaj palëve të paautorizuara. Mungojnë politikat që trajtojnë çështjet e sigurisë së informacionit si dhe ndërgjegjësimi mbi kërkesat e përgjithshme të sigurisë së informacionit nga personeli i Agjencisë ka rezultuar i mangët. Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka theksuar që rezultatet e auditimit tregojnë se çështjet lidhur me sigurinë e informacionit rreth sistemeve statistikore kanë nevojë të përmirësohen. Në veçanti, sistemet e teknologjisë së informacionit duhet të forcohen para fillimit të proceseve të rëndësishme të parapara për vitin 2021 siç janë realizimi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Duke marrë parasysh rëndësinë që kanë statistikat në nivel shtetëror, Osmani tha se Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar Qeverinë e Kosovës që posaçërisht të adresojë çështjet rreth sigurisë së informacionit dhe kapaciteteve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Ndërsa, me qëllim të adresimit të shpejtë të çështjeve rreth menaxhimit dhe qeverisjes së teknologjisë së informacionit brenda Agjencisë, ka dhënë 13 rekomandime për Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani, të cilin e ka nderuar me mirënjohje...
    Lajme23 Maj 2025
    Nënkryetarit i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe deputetja e betuar e PDK-së, Ganimete Musliu nderuan sot dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi nga...
    Lajme23 Maj 2025
    Gjykata Themelorë në Prishtinë, këtë të premte ka shpallur aktgjykim dënues me 5 vite e gjashtë muaj burgim ndaj të akuzuarit për...
    Të tjera
    Sport23 Maj 2025
    Epoka e Igli Tares është gati të fillojë në Milan, pasi ish-drejtori sportiv i Lazios ka nënshkruar kontratën e tij me kuqezinjtë....
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas pas takimit në Shkup me kryeministrin Hrisitjan Mickoski, paralajmëroi se ka mundësi për lëvizje,...
    Lajme23 Maj 2025
    Për dy javë, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar, që drejtohet nga ushtria e Shteteve të Bashkuara...
    Lajme23 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se u ka dërguar letra zyrtare një mori diplomatëve të huaj,...
    Lajme23 Maj 2025
    Bashkimi Evropian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara...
    Lajme23 Maj 2025
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari për veprën penale të spiunazhit dhe mbajtja në pronësi, kontroll pse posedim të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.