×
  • Lajme
  • Lajme

    Auditori kërkon përmirësim të menjëhershëm të sistemeve të informacionit përmes të cilave administrohen detyrimet tatimore

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Menaxhimi i Obligimeve Tatimore në Sistemet e Informacionit të Administratës Tatimore të Kosovës”. Auditimi është kryer në Administratën Tatimore të Kosovës dhe kishte për qëllim vlerësimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit të cilat mbështesin menaxhimin dhe administrimin e detyrimeve tatimore, për të siguruar që sistemet ofrojnë informacione të besueshme, të plota dhe të sakta.

    Administrimi dhe menaxhimi i detyrimeve tatimore bëhet nëpërmjet sistemeve të informacionit të ndërlidhura siç janë Sistemi Elektronik për Deklarim të Tatimit, Sistemi i Integruar Qeveritar për Administratën Tatimore dhe Sistemi për Menaxhimin e Rasteve të Mbledhjes. Sistemet e ndërlidhura tatimore kanë mundësuar ofrimin e shërbimeve online, ruajtjen dhe trajtimin e deklaratave tatimore dhe kanë zvogëluar shpenzimet operative për ATK-në duke mundësuar menaxhim më të lehtë të borxheve tatimore.

    Mirëpo, auditimi ka nxjerr përfundimin se pavarësisht avancimit të sistemeve dhe lehtësirave të ofruara, sistemet e teknologjisë së informacionit kanë mangësi që ndërlidhen me kontrollet e aplikacionit, konfigurimin e sistemit, kontrollet e qasjes logjike në sisteme, si dhe me sigurinë e informacionit dhe vazhdimësinë e sistemeve. Sistemet janë të ekspozuara ndaj rreziqeve të humbjes së integritetit dhe konfidencialitetit të të dhënave dhe disponueshmërisë së sistemeve.

    “Këto mangësi kanë ndikuar në paraqitjen e një pasqyre jo të saktë dhe jo të plotë të llogarive të deklaratave tatimore, në rreziqe të funksionimit të sistemeve të informacionit, humbje të integritetit dhe konfidencialitetit të të dhënave dhe rreziqe në sigurinë e informacionit dhe vazhdimësinë e punës së sistemeve”, ka thënë auditori.

    Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka theksuar që rezultatet e auditimit tregojnë nevojën për përmirësime të menjëhershme në menaxhimin e sistemeve të informacionit, nëpërmjet të cilave administrohen detyrimet tatimore. Osmani, tha se duke marrë parasysh rëndësinë e detyrimeve tatimore që kanë për buxhetin e shtetit, Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar Ministrinë e Financave që me prioritet të adresoj çështjet rreth sigurisë së informacionit dhe kapaciteteve të Administratës Tatimore të Kosovës.

    Me qëllim të adresimit të shpejtë të çështjeve të menaxhimit dhe kontrollit të teknologjisë së informacionit brenda organizatës, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë 18 rekomandime për Administratën Tatimore të Kosovës.

    Procesi dhe Metodologjia e zbatuar në këtë auditim, është mbështetur nga Projekti i Binjakëzimit i financuar nga BE-ja KS 17 IPA FI 01 19 “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës”. Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë vegëz.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.