×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ‘Ata sakrifikuan të moshuarit’: Si u përhap COVID-19 në shtëpitë e kujdesit në Suedi

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Banorët e shtëpive të kujdesit janë në mesin e gati gjysmës të të vdekurve të lidhur me COVID-19 në Suedi.

    Për këtë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një pjesë e profesionistëve shëndetësorë dhe familjet e viktimave kanë fajësuar ngurrimin e qeverisë për të pranuar pacientë të moshuar në spital.

    Moisiu Ntanda ishte 72 vjeç kur vdiq nga coronavirusi në një shtëpi suedeze për të moshuarit.

    Familja e tij ka paraqitur një raport policor, duke thënë se kishte disa gabime në kujdesin e tij.

    “Xhaxhai im ishte gjithmonë aty për mua. Prandaj po luftoj për të tani”, ka thënë mbesa e tij, Juliana Jihem, për FRANCE 24.

    Ntanda vuante nga demenca. Ai u diagnostikua me COVID-19 më 12 prill dhe vdiq vetëm katër ditë më vonë.

    “Mjeku na tha se po ndiqnin protokollet për të moshuarit dhe pasi xhaxhai im ishte aq i moshuar dhe i dobët nuk do të merrte kujdes spitalor”, kujton Jihem.

    Ndryshe, po sipas FRANCE24, Suedia ka parë më shumë se 5,800 vdekje nga COVID-19 – gati gjysma e tyre në shtëpitë e kujdesit.

    Shkencëtarët e shquar kanë kritikuar qasjen e autoriteteve dhe vetë qeveria ka pranuar se nuk arriti të mbrojë në mënyrë adekuate të moshuarit.

    “Ata nuk u përpoqën të shpëtonin jetën e tyre. Ata ishin të frikësuar se njësitë e kujdesit intensiv do të mbingarkoheshin dhe nuk mund të kujdeseshin për të rinjtë”, thotë Anders Vahlne, një profesor i virologjisë në Institutin Karolinska. “Dhe kështu ata po përzgjidhnin [pacientët], mendoj paksa ashpër”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Grupi militant palestinez, Hamasi dhe Izraeli, fajësuan njëri-tjetrin të mërkurën për dështimin e tyre për të përfunduar një marrëveshje armëpushimi, pavarësisht progresit...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund shumë shpejt luftës në Rripin e Gazës, ndërsa ka paralajmëruar...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për Azerbajxhanin dhe Kazakistanin pas aksidentit të rëndë ajror që la pas dhjetëra viktima...
    Të tjera
    Vip25 Dhjetor 2024
    Driloni ka vazhduar ta ngacmoj Vullnetin duke i thënë se ka qeshur mbrëmë me fjalët ‘palidhje’ të tij. “Qaq palidhje ka fol...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund shumë shpejt luftës në Rripin e Gazës, ndërsa ka paralajmëruar...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë dhe Dobërllukë të Vushtrrisë kanë mbetur pa ujë të pijes. Arsye për...
    Vip25 Dhjetor 2024
    Ka vazhduar debati mes Fitimit dhe Drilonit, ku shkak u bë Sara. Driloni i tha Fitimit se mund të shkoj kur të...
    Vip25 Dhjetor 2024
    Xheneta ka uruar ditëlindjen e motrës së saj, Lea-s. Urimit iu bashkangjitën njëzëri edhe banorët tjerë të BBVK3 , transmeton klankosova.tv. “Shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.