×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    AstraZeneca, jo për personat mbi 55 vjeç

    FrontOnline
    04 Shkurt 2021

    Qeveria belge ka njoftuar të enjten se vaksina AstraZeneca kundër Covid-19 duhet t’i injektohet vetëm personave nën moshën 55-vjeçare. Ky është rekomandimi i fundit i një vendi anëtar të Bashkimit Evropian, që miraton një vaksinë me kufizime të tilla, duke përmendur të dhëna të  pamjaftueshme për efektivitetin tek të moshuarit.

    Ministri i Shëndetësisë së Belgjikës, Frank Vandenbroucke, bëri me dije se Këshilli i Lartë Shëndetësor i vendit, një organ këshillimor, kishte sugjeruar që vaksinimi duhet të administrohet për njerëzit më të rinj se 55 vjeç. Për momentin, Vandenbroucke tha se Belgjika ishte duke rishikuar strategjinë e saj të vaksinimit.

    Ndërkaq, Rregullatori i Ilaçeve të BE ka aprovuar vaksinën e Oxford-AstraZeneca për të gjithë personat e rritur, por i takon secilit shtet anëtar të përcaktojë politiken e vaksinimit, shkruan The Guardian.

    Gjermania, Franca, Austria dhe Suedia kanë rekomanduar tanimë që kjo vaksinë të kufizohet në përdorim nën moshën 65-vjeçare, transmeton tvklan. Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar ka përdorur vaksinën e prodhuar nga AstraZeneca, një kompani farmaceutike britanike-suedeze, në një program të imunizimit masiv për javë të tëra.

    AtraZeneca është përfshirë në mjaft polemika politike. Komisioni Evropian kishte një mosmarrëveshje me AstraZeneca javën e kaluar pasi kompania njoftoi se nuk mund të jepte dozat e pritshme në kohë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.