Ish-presidenti i Sirisë Bashar al-Assad është në Moskë me familjen e tij, pasi Rusia u dha atyre azil për arsye “humanitare”.
Kështu tha një burim i Kremlinit për agjencitë ruse të lajmeve të dielën, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha më herët se Assadi kishte lënë Sirinë dhe kishte dhënë urdhra për një transferim paqësor të pushtetit, pasi luftëtarët rebelë hynë në Damask pa u hasur me asnjë kundërshtim të dielën, duke i dhënë fund një periudhe gati gjashtë dekadash të sundimit të hekurt të familjes së tij.
“Presidenti sirian Assad i Sirisë dhe anëtarët e familjes së tij kanë mbërritur në Moskë. Rusia u ka dhënë atyre azil për arsye humanitare”, citoi agjencia private e lajmeve Interfax dhe media shtetërore të thoshte burimi i paidentifikuar i Kremlinit.
Interfax citoi të njëjtin burim të Kremlinit të thoshte se Rusia favorizonte një zgjidhje politike të krizës në Siri, ku Moska mbështeti Assadin gjatë luftës së gjatë civile.