×
  • Lajme
  • Lajme

    Asociacioni “përplas” Kurtin e Borellin në Bruksel

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2021

    Kryeministri Kurti dhe kryediplomati evropian, Josep Borell s’janë pajtuar për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Kurti në konferencën e përbashkët me Borell tha se Asociacioni është në shërbim të Beogradit teksa Borell tha se s’pajtohet me Kurtin që Gjykata Kushtetuese nuk e mundëson zbatimin e marrëveshjes për Asociacioni.

    Kryeministri Kurti tha se Asociacioni do t’i shërbejë Beogradit më shumë se sa qytetarëve serbë.

    “Të gjitha zgjidhjet që vijnë nga lart për të kënaqur politikanët e caktuar s’janë demokratike e unë jam demokrat dhe besoj se kapitujt e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë s’duhet të jenë për të shpëtuar lëkurën e një politikani por t’i shërbejnë popullit dhe kam frikë se ky Asociacion është në shërbim të Beogradit shumë më shumë se sa ndonjë qytetari serb të Kosovës të cilëve u shërbej poaq si kryeministër i kësaj republike”, tha Kurti.

    Pyetjes së njëjtë të gazetarëve në konferencë iu përgjigj edhe Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borell.

    Borell tha se s’pajtohet me kryeministrin Kurti se Gjykata Kushtetuese e pamundëson zbatimin e Asociacionit, duke thënë se Asociacioni duhet të zbatohet sepse është marrëveshja më e rëndësishme.

    “Nuk pajtohem me juve kur thoni se Gjykata Kushtetuese e bën të pamundshme implementimin e marrëveshjes së Asociacionit që është lidhur nga përfaqësuesit e të dy palëve në pajtim me normat ndërkombëtare për lidhjen e marrëveshjeve dhe në kuadër të dialogut dhe më vjen keq kryeministër më duhet t’ju kërkojë për implementimin e kësaj marrëveshje. E di se ka marrëveshje të pa implementuara nga të dyja palët por kjo është më e rëndësishmja”, tha ai.

    Borell tha gjithashtu se është demokrat poashtu por që s’i shërben asnjë politikani, duke ia përkujtuar kryeministrit Kurti se dialogu është i vetmi forum për zgjidhjen e çështjeve.

    “Më lejoni të them se edhe unë jam demokrat dhe nuk jam këtu për të shërbyer cilindo politikan nga cilado anë. Ajo çfarë ka ndodhur me tabelat e veturave ka dëshmuar se dialogu është i vetmi forum për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura. Do të doja që ju të merrni parasysh rëndësinë e këtij dialogu për të tejkaluar vështirësitë për Kosovën për integrim të plotë në bashkësinë ndërkombëtare”, tha ai.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Lajme08 Maj 2024
    “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi...
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar me Sekretarin gjerman të Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin...
    Të tjera
    Sport08 Maj 2024
    Fiorentina ka kaluar në finale të Ligës së Konferencës, pasi eliminoi Club Bruggen me rezultat të përgjithshëm 4-3. Ndeshja nisi furishëm për...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Arbër Ademi nga “Fronti Europian” ka dalë sërish në konferencë për shtyp, ndërsa tha se ata prijnë me 30 mijë vota dallim...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë së Veriut, shpalli informacionin e parë për daljen në zgjedhje. KSHZ-ja i vlerësoi zgjedhjet si të...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur me publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet kuvendare. Nga 24 përdind e votave të numëruara...
    Sport08 Maj 2024
    Barcelona vendosi të vazhdonte bashkëpunimin me Xavi Hernandezin. Pasi deklaroi, fillimisht, se do të largohej në fund të sezonit, trajneri bëri prapakthehu...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa prona si dhe do të limitojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.