×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë sinjal për rifillim të dialogut Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    26 Shtator 2019

    Më 9 nëntor të vitit të kaluar dy palët e përfshira në dialog janë ulur në tavolinë për herë të fundit. Pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe nuk është zhvilluar asnjë takim tjetër në kuadër të fazës finale. Ndonëse janë duke qëndruar në Nju-Jork, as presidenti i Kosovës e as ai i Serbisë nuk kanë dhënë kurrfarë sinjali se kur mund të ketë rinisje të negociatave.

    Po bëhet gati një vit prejse pala kosovare dhe ajo serbe nuk janë takuar për të diskutuar në kuadër të procesit të dialogut Kosovë – Serbi. Pavarësisht kësaj, thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për vazhdimin e këtij procesi nuk janë ndalur përgjatë kësaj periudhe kohore. Për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në mes të dyja vendeve ditëve të fundit u fol edhe në Nju-Jork, ku po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

    Para fillimit të Asamblesë liderët e Ballkanit Perëndimor kanë darkuar me ndërmjetësuesen e dialogut Federica Mogherini. Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Mogherinit pas takimit u tha se të gjithë pjesëmarrësit mbështetën vazhdimin e dialogut dhe arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.

    Megjithë këtë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk u deklarua fare për dialogun këtë herë, siç bënte zakonisht kur ishte në vizita të tilla. Por homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ndërkombëtarët kanë kërkuar të gjendet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, rrjedhimisht të punohet drejt arritjes së marrëveshjes. Megjithëkëtë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se në rrethanat aktuale nuk mund të ketë rikthim të dialogut./Front Online/

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.