×
  • Sport
  • Sport

    Asllani, optimist para sfidës së sontme me Gjeorgjinë

    FrontOnline
    10 Shtator 2024

    Takimi i radhës për Shqipërinë do të jetë ai kundër Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve e vlefshme për Grupin B4, e cila do të luhet mbrëmjen e 10 shtatorit në “Arenën Kombëtare”.

    Mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani thotë përpara mediave se i gjithë fokusi është te takimi me Gjeorgjinë dhe se duhet lënë pas takimi me Ukrainën, shkruan tch.

    “Të dyja skuadrat vijnë nga një fitore. Ata kanë marrë një rezultat të thelë kundër Çekisë. Jemi të lumtur që i kemi të gjithë tifozët në stadium. I falënderojmë! Gjeorgjia është një ekip i madh. Tani po rritet. E pamë dhe në Europian. Duhet ta harrojmë ndeshjen me Ukrainën. Duhet të fokusohemi në këtë ndeshje që të marrim pikët.

    Jemi shumë mesfushorë. E gjithë puna është për t’u bërë në fushë. Kemi luajtur më shumë unë dhe Ramadani, por unë ndihem mirë me të gjithë. Objektivi është të bëjmë pikë dhe të fitojmë për tifozët dhe të gjithë shqiptarët.

    Unë kam luajtur disa herë përpara mbrojtjes. Këtu luaj pak më përpara sepse Ramadani luan përpara mbrojtjes. Besoj se jam rritur në fazë defensive. Objektivi im është të rritem dhe të jap më të mirën për ekipin.

    Kanë kaluar dy vite, por besoj se ky viti i fundit ka qenë shumë i mirë për Shqipërinë. Kemi luajtur në Europian dhe besoj se kemi bërë mirë. Duhet ta harrojmë këtë Europian dhe të fokusohemi te ndeshjet. E dimë ne se cili është objektivi ynë.

    Përplasja me Manaj?

    Unë dhe Rey jemi shumë shokë. Jemi tallur shumë për atë aksion që u bë. Ato gjnëra ngelin në fushë. Unë i kërkova falje. Doja ta gjuaja unë, por edhe ai. Është normale. Rey bëri goditjen dhe fituam ndeshjet. Ai është sulmues dhe të gjithë sulmuesit duan të bëjnë gol. Bëri super ndeshje, por atë e lamë pas dhe fokusohemi te Gjeorgjia.

    Kemi një grup shumë të fortë. Kemi Ukrainën që luajtëm, një skuadër që bën lojë të bukur. Nesër vjen te shtëpia jonë një skuadër që po rritet dhe bën futboll të bukur. Pastaj është dhe Çekia që kemi luajtur dhe është një skuadër e mirë. Objektivi ynë dihet, por jemi shumë të fokusuar te takimi nesër.

    Sigurisht që trajneri që kam te Interi i sheh ndeshjet. Unë kam shkuar atje për rolin e Brozoviç. Këtu po bëj rolin që shkoj përpara. Mund të ndihmoj me asiste dhe gola dhe ky është objektivi im. Deri tani s’kanë ardhur shumë gola dhe shpresoj të vijnë.

    Gol tre-pikësh i Asllanit me penallti apo gol tre-pikësh i Manajt me goditje dënimi?Do zgjidhja golin tre-pikësh të Manajt.

    Siç thashë për ekipin gjeorgjian është një ekip në rritje. Mund të flas për Kvaratskhelian. Kam luajtur kundër, është një lojtar shumë i fortë, kjo s’diskutohet. E respektojmë dhe duhet ta kemi kujdes. Duhet të rrinë dy veta te ai. Gjeorgjia është një skuadër e fortë në kundërsulm dhe ne duhet të mbrohemi mirë”, thotë Asllani.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Sport10 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës e pati një tronditje të madhe para dy ditësh. Federata e Futbollit njoftoi se, në koordinim me trajnerin Franco...
    Sport10 Shtator 2024
    Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës përballë Gjeorgjisë sonte në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në konferencën përpara...
    Sport10 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Qipros. Dardanët fituan në transfertë ndaj Qipros me rezultat 0-4. Muriqi e hapi serinë e golave në...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtori i Arsimit në Komunën e Hanit të Elezit, Hysni Luri, për Front Online  ka deklaruar  se komuna e tij ka mungesë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot për vizitë në Beograd. Në kryeqendrën serbe, ai do të pritet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Qytetarët e intervistuar janë shprehur të pakënaqur me udhëheqjen e shtetit nga Albin Kurti. Këtë të fundit e quajnë “kryeneç të stilit...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një britanik është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të vrasë gruan e tij e cila ishte duke fjetur. 87-vjeçari akuzohet se...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Kina zhvilluan bisedime komandantësh në nivel teatri për herë të parë, të martën. Kështu thanë autoritetet kineze, ndërsa...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një stuhi shiu goditi dje zonën e Dubrovnikut dhe disa pjesë të qytetit janë nën ujë. Për shkak të sasisë së madhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.