×
  • Lajme
  • Lajme

    ASK mban takim përmbyllës për regjistrimin e popullsisë, merr pjesë edhe Kurti

    FrontOnline
    25 Maj 2024

    Sot në ambientet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) u mbajt Takim përmbyllës për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

    Në këtë takim festiv ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me kabinetin e tij, si dhe përfaqësues nga UNFPA dhe UNDP.

    Kjo është komunikata e plotë: 

    Agjencia e Statistikave së Kosovës (ASK) falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që me pjesëmarrjen e tyre gjatë këtyre javëve bashkëpunuan afër me regjistruesit për një projekt të tillë madhor dhe të rëndësishëm për Kosovën.

    Një falënderim i veçantë dhe meritor për regjistruesit dhe mbikëqyrësit për punën e tyre si persona kontaktues me qytetarët, përfaqësuesit nga komunat e Kosovës, Komisionin Qendror të Regjistrimit, grupin punues për siguri kibernetike, Policinë e Kosovës, institucionet e tjera qeveritare dhe jo qeveritare, partitë politike pa dallim që mbështetën projektin e Regjistrimit të Popullsisë, Qeverinë e Kosovës, Kuvendin e Kosovës dhe Zyrën e Presidencës.

    Mbështetje ofruan edhe institucionet ndërkombëtare përfshirë: Eurostat, UNECE, UNFPA, UNDP dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare në Kosovë, të cilat dhanë kontribut të çmuar duke mbështetur projektin e Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) si nga ana profesionale, teknike dhe financiare.

    Regjistrimi i Popullsisë, si një nga projektet më madhore dhe më komplekse të një vendi në kohë paqeje, përkundër sfidave dhe kompleksitetit që ka pasur, u realizua me shumë sukses. Suksesi është arritur falë bashkëpunimit dhe koordinimit që ka pasur ASK-ja me institucionet e tjera (vendore e ndërkombëtare).

    Realizimi i Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) është një dëshmi se institucionet tona mund të arrijnë të realizojnë projekte në nivel kombëtar e ndërkombëtar./Front Online/

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme26 Qershor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Alain Brestin për rizgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës....
    Lajme26 Qershor 2024
    Drejtoria e Administratës së Prishtinës, njofton se për shkak të temperaturave të larta, datat e parashikuara për mbajtjen e këshillave lokal janë...
    Lajme26 Qershor 2024
    Me kërkesë të të akuzuarit Ismet Veliu, është anuluar seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i...
    Të tjera
    Lajme26 Qershor 2024
    Profesori dhe ish-zëvendësministri i arsimit, Xhavit Rexhaj, për FrontOnline, thotë se përfshirja tejet ulët e fëmijëve në nivelin e hershëm të edukimit,...
    Lajme26 Qershor 2024
    Eduard Pujol Bonell, Grupi “Bashkë për Kataluninë” (Junts), i cili e prezantoi dje pikën për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Spanjës,...
    Lajme26 Qershor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, për FrontOnline, thotë se Qeveria Kurti për tri vite mandat,...
    Lajme26 Qershor 2024
    Kurti në konferencën Ndërkombëtare të Rinisë për Vetëvendosje! “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy dje, ka folur edhe për procesin...
    Lajme26 Qershor 2024
    Sot do të jetë përballja mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Përballja e tyre po...
    Lajme26 Qershor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, deputet i zëshëm kundër shumë lëvizjeve në këtë parti, ka folur për Paradën e Krenarisë. “Si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.