×
  • Lajme
  • Lajme

    ASK-ja formon komision për pagesat e regjistruesve, pas disa ankesave

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar të gjithë regjistruesit e angazhuar në procesin e regjistrimit të popullsisë se ka formuar një komision që do të merret me shqyrtimin e të gjitha ankesave rreth pagesave për periudhën e angazhimit për punën në terren.

    ASK-ja thekson në një njoftim se me pranimin e disa ankesave rreth mënyrës së pagesave, komisioni në fjalë do të merret me verifikimin në system të secilit regjistrues dhe pyetësorëve të aprovuar nga sistemi, në mënyrë që të vërtetohet ndonjë lëshim teknik që ka mund të ndodhë.

    “Në bazë të ankesave të pranuara deri më tani, shihet se ka një keqkuptim nga regjistruesit rreth mënyrës së kompensimit ndërmjet pagës bruto dhe neto, mënyrës së përllogaritjes së pyetëosrëve të plotësuar, si dhe në disa raste për ato intervista që sistemi i ka klasifikuar si intervista jo të rregullta.  Sidoqoftë, ASK-ja do të veprojë sipas të gjitha procedurave dhe në bazë kontratës. Nëse verifikohet ndonjë lëshim teknik eventual, kompensimi i mjeteve do të kryhet menjëherë”.

    “ Të gjitha ankesat mund të parashtrohen te Departamenti i Administratës së ASK-së në email: [email protected]. Edhe një herë, ASK-ja falënderon të gjithë Mbikëqyrësit dhe Regjistruesit për punën e shkëlqyer dhe angazhimin e tyre maksimal në procesin e Regjistrimit të Popullsisë (ReKos 2024)”, thuhet në njoftim.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme03 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1996 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe...
    Lajme03 Korrik 2024
    Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar...
    Lajme03 Korrik 2024
    Ambasada amerikane në Kosovë ka organizuar mbrëmë pritje për nder të 248-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka thënë...
    Të tjera
    Sport03 Korrik 2024
    Merih Demiral e çoi Turqinë në çerekfinale të Euro 2024-shit me dy golat e tij nga rivënia nga këndi. Sidoqoftë, mënyra e...
    Sport03 Korrik 2024
    Cristiano Ronaldo e ka konfirmuar që EURO 2024 do të jetë i fundit i tij, njofton Klan Kosova. 39-vjeçari do t’i kishte...
    Bota/Rajoni03 Korrik 2024
    Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka kujtuar dhe bërë homazhe në nder të shkrimit Ismail Kadare përmes vlerësimit dhe përjetimeve që vetë...
    Lajme03 Korrik 2024
    Ministria e Drejtësisë po mbanë tryezën me donatorë për “Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale”, e cila po drejtohet nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena...
    Bota/Rajoni03 Korrik 2024
    Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të vendosë sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, pasi Serbia priti zëvendësministrin e...
    Lajme03 Korrik 2024
    Eyal Waldman është emëruar konsull nderi i Kosovës në Izrael. Lajmi për emërimin e tij në një ceremoni zyrtare u bë i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.