Rreth 320 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa janë zbuluar dhe asgjësuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjoçaj të Njësisë Administrative Derjan në Bashkinë e Matit.
Burime bëjnë të ditur, se lënda narkotike është zbuluar në tokë pa pronar.
Ndërkohë, është arrestuar shtetasi me inicialet H. B. banues në Krujë si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Lënda narkotike e cila ishte në procesin e tharjes është asgjësuar nga policia me anë të djegies. /Ora News/