×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblisti i pavarur në Komunën e Pejës, thirrje publike për kryetarin Gazmend Muhaxheri

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Asamblisti  i pavarur në Kuvendin Komunalë të Pejës, Gëzon Berisha , përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”,  i’a ka bërë një thirrje publike kryetarit të kësaj komune, Gazmend Muhaxherit, për t’i ndihmuar familjet me asistencë sociale.

    Berisha, ka kërkuar që shuma e mjeteve në vlerë prej 30 mijë euro të cilat janë ndarë për dekorimin e sheshit për festat e fund vitit, të shkojnë në llogari të familjeve në nevojë, pasi që sic thotë ai pandemia e coranavirusit ka prekur shumë qytetarë të Pejës.

    Ai, gjithashtu ka kërkuar që një pjesë e mjeteve të ndahen edhe për pjesëtaren e Policisë së Kosovës, Visare Hyseni, e cila është diagnostikuar me një sëmundje të rënd.

    Kjo nuk është hera e parë që asamblisti Berisha, kërkon që interesi qytetarë të jetë primar, ai edhe më herë ka pasur iniciativa të tilla për t’i ndihmuar qytetarët e Pejës.

    Postimi i plotë i tij:

    Thirrje publike për K.K Pejë, për ndihmë ndaj qytetarëve,

    Pasi që për dekorimin  e sheshit për festat e fund vitit u ndanë 30 mijë euro,  por po del se tenderi u anulua për shkak se të njëjtën punë e ka kryer një biznes nga Peja.

    Unë, mendoj se ndarja e këtyre mjeteve nuk ka qenë e nevojshme të bëhet, përderisa sheshi ka vite që nuk dekorohet, dhe duke e pasur parasysh qe vendi është ne gjendje të jashtëzakonshme nga pandemi( orën policore) dhe varfërinë në të cilën  gjenden qytetarët e Pejës, kam kërkuar disa herë që të ndahet një fond për familjet me kushte të rënda ekonomike, dhe barna  esenciale për të prekurit nga COVID-19.!

    Ne jemi për qytetarët, përderisa ata vuajnë për gjerat elementare, për barna  të kushtueshme për shërimin e këtij virusi, ç’na duhet dekorimi i sheshit?!

    Tani kërkoi nga Kryetari dhe Kuvendi Komunal që shuma prej 30 mijë ero qe ka qenë e paraparë të shpenzohet për këtë tender, që një pjesa e këtyre mjeteve të kaloi për ndihmë për shërim të pjesëtares  së Policisë së Kosovës Visare Hyseni, ndërsa pjesa tjetër të kaloi në një fond për këto familje me nevoja, dhe jo vetëm kjo shumë…!

    Parat janë te qytetarëve, dhe qytetarët meritojnë të jetojnë me dinjitet, ta ndjejnë dorën e shtetit kur kanë nevoja!

    Urgjentisht të merret parasysh kjo krekës, ne te kundërtën do të kërkoj edhe Seancë të jashtëzakonshme, që qytetarët të gëzojnë përkrahje!

    G.B

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...
    Lajme09 Shtator 2024
    Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se reagimi i presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Albin Kurti është i...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për...
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...
    Sport09 Shtator 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Qipro - Kosovë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kosova ka shkuar në pushim me...
    Sport09 Shtator 2024
    Edon Zhegrova po iu uron fat Kosovës, në ndeshjen kundër Qipros. “Good luck” (Fat të mbarë), ka shkruar ai në një fotografi...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetari i “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Gazmend Muhaxheri ka folur për Front Online lidhur me bashkëpunimin e presidentes dhe kryeministrit të Kosovës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.