×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblisti i LDK-së në Podujevë: Janë dorëhequr edhe nënkryetarja dhe drejtori i Kulturës

    FrontOnline
    04 Gusht 2022

    Një aksion i rrënimeve në fshatin Orllan, saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës, pretendohet se ka qenë “mollë sherri”, në Komunën e Podujevës.

    Kjo ka bërë që kryetari i kësaj komunë, Shpejtim Bulliqi, ta shkarkoj drejtorin e Inspeksionit, Besnik Mulliqi.

    Pas këtij vendimi të Bulliqit, një ditë më vonë, erdhi edhe dorëheqja e drejtorit të shëndetësisë, Driton Veliu.

    Të dy këta nga partia e Vetëvendosjes.

    Por, siç duket në Llap, dorëheqjet nuk do të ndalen.

    Pasi që, një gjë të tillë, e ka bërë edhe nënkryetarja e kësaj komunë, Marigona Lahu, dhe drejtori i Kulturës, Pajtim Balaj.

    Një gjë të tillë, e tha për Front Online, asamblisti nga radhët e LDK-së në Podujevë, Adnan Zymeri.

    Prej disa informacioneve joformale që na i kemi marr dje e ka dorëzu dorëheqjen edhe nënkryetarja Marigona Lahu, dhe drejtori i kulturës, mirëpo dikush nga figurat e VV-së ka interferu dhe u mundu që mos me leju dorëheqjen e tyre, edhe aktualisht ata janë si në pezull në njëfarë forme”, tha ai për Front Online.

    E gjithë kjo, sipas Zymerit po bëhet për të parin e degës në Llap.

    “Nëse nuk gaboj, VV-ja i mban zgjedhjet e brendshme në shtator, dhe komplet lufta është duke u bërë për të parin e VV-së, prej disa njerëzve Shpejtim Bulliqi konsiderohet i pëlqyeri i Albin Kurtit për me qenë në krye të degës”, deklaroi ai për Front Online.

    Zymeri tregoi për Front Online se ish drejtori i Inspeksionit, i shkarkuar nga Bulliqi, do të kandidoj për kryetar dege në Podujevë.

    “Prej të njëjtave burime konfirmohet që Bedri Maqastena ka shpall kandidaturën i cili ka qenë drejtor i shkarkuar prej Shpejtim Bulliqit, i cili ishte drejtor i Inspeksionit, para këtij të fundit që ishte. Bedri do të jetë kundërkandidat i Shpejtim Bulliqit, dhe pikërisht për këtë po bëhet lufta politike, më e madhe që ne kemimundur me e pa kohëve të fundit në komunën e Podujevës.

    Gjithë këto zhvillime sipas Zymerit nuk lidhen vetëm me një proces.

    “Me tregu drejtën zhvillimet e fundit që kanë ndodhë në Komunën e Podujevës nuk lidhen vetëm me një proces, qysh po proklamohet në publik kinse po lidhen me procesin e fundit të ndërtimeve pa leje dhe rrënimeve që janë bërë në Batllavë, por prej kohës kur Shpejtim Bulliqi kryetari i komunës ka aderu në LVV, aty edhe ka lind konflikti i cili ka rezultu me këtë efektin e shkarkimeve domino që ka ndodh në komunën e Podujevës”, u shpreh ai.

    Ai tutje thotë se këto pakënaqësi brenda ekzekutivit janë të vazhdueshme, e sidomos me të marrë mandatin e dytë.

    “Aderimi i Shpejtim Bulliqit nuk u bë me orientime të bazuara në mënyrë të drejtë dhe të qartë, por u bë për interesa të caktuara të njerëzve, por pastaj këto pakënaqësi që kanë ndodh brenda ekzekutivit, sidomos prej që  e kanë marrë mandatin e dytë katërvjeçar, këto pakënaqësi me drejtorin e inspeksionit më konkretisht nuk janë të parat, por janë të vazhdueshme, duke fillu prej Ajet Poterës, sepse po proklamohet që LVV është e interesime me vendos ligj edhe rregull, në komunën e Podujevës, ndërsa Shpejtimi nuk është i interesuar sepse po konsiderohet prej tyre që është kap prej oligarkëve dhe prej njerëzve të ndërtimit”, thotë ai.

    Ndryshe kryetari Bulliqi edhe në të kaluarën kishte mospajtime me drejtorët që vet i ka emëruar.

    Ai kishe shkarkuar edhe drejtorë të tjerë si Ajet Potera e Bedri Maqastena, të cilët ishin më herët në krye të së njëjtës drejtori.

    Front Online ka provuar gjatë ditës të marrë qëndrim nga vet protagonistët nënkryetarja e komunës dhe drejtori i Kulturës por ata nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit. Përgjigje nuk kanë dhënë as kryetari i Podujevës e as zëdhënësi i komunës./FrontOnline

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.