×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arsyet që tregojnë se pse fitorja e Vuçiqit nuk ishte befasi

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq fitoi shumicën absolute në zgjedhjet e të dielës për parlamentin e ri.

    Vuçiq vazhdon ta mbajë pushtetin pas tetë vitesh në postin e kryeministrit dhe presidentit të Serbisë.

    “Në politikë jam prej një kohe të gjatë, por kurrë nuk e kam përjetuar një moment të tillë. Sonte kam fituar besim të madh nga populli në kushte kur pak njerëz kanë besuar. Morëm një paralajmërim të madh nga njerëzit se duhet të jemi më të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe të zellshëm”, tha Vuçiq mbrëmë pas rezultateve të votimeve.

    Bojkoti i opozitës

    Fillimisht, ishin sondazhet ato që e shpallën partinë e Vuçiç fituese me 60-62% të votave, ndërsa zyrtarisht mori 62,5% të votave, e ndjekur nga Partia e Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të jashtëm Ivica Daçiq me 10,7%.

    Sipas përllogaritjeve, në Kuvendin e Serbisë SNS e Vuçiq do të ketë 180 deputetë, ndërsa Daçiq 30 deputetë.

    Po ashtu, në këto zgjedhje disa parti opozitare i bojkotuan zgjedhjet. Ato e akuzuan Vuçiq për një stil qeverisës gjithnjë e më autokratik dhe për kufizime në lirinë e zgjedhjes.

    Zgjedhjet u bojkotuan nga opozita e udhëhequr nga Lidhja për Serbinë e Dragan Gjilas. Ky i fundit theksoi se Serbia i tha “jo” regjimit të Vuçiq.

    Dragan Djilas, një ish-kyebashkiak i Beogradit i cili tani drejton Partinë e Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), e ka etiketuar zgjedhjet si një “votim rreng dhe tallës“, duke thënë se partisë së Vuçiqit, në media do të thotë që votuesit nuk mund “të dëgjojnë diçka ndryshe“.

    Një aktivist tjetër i opozitës, Dobrica Veselinoviq i lëvizjes “Mos lejoni që të mbytet Beogradi”, i tha BBC-së se “kushtet e padrejta” ishin prapa vendimit të forcës së tij për të bojkotuar zgjedhjet.

    Ndërkohë, Tanja Fajon, e cila kryeson delegacionin e PE për marrëdhëniet me Serbinë, i tha BBC-së se i vjen keq për mungesën e partive të Aleancës në votim. “Është e rëndësishme që pas zgjedhjeve të sigurohemi se do të ketë një dialog të vërtetë në parlament, dhe ne nuk do të futemi përsëri në situatë kur opozita është në rrugë dhe jo duke punuar në parlament”.

    “Serbia është një vend thellësisht i polarizuar, shumë njerëz që janë të pakënaqur kanë frikë të shprehin mendimet e tyre. Nëse keni një qeveri e cila është shumë e fortë, me opozitarizëm tejet të fragmentuar, është e vështirë të keni një demokraci të duhur”, tha Fajon.

    Pjesëmarrja në votime

    Përveç bojkotit të një pjese të opozitës serbe, jehona e votuesve llogaritet të jetë mbi 44,3%.

    Megjithatë, të dhënat ende të paplota flasin për një pjesëmarrje më të ultë të votuesve sesa në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2016. /

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.