Reduktimin e stresit – Një shëtitje dhe kontakti me natyrën, në këtë rast me rërën, lejon mbushjen e rezervave të energjisë, uljen e nivelit të stresit, stimulimin e sistemit imunitar dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit./Alsat MK/
Përveç notit, ekziston edhe një aktivitet tjetër i dobishëm për kohën e lirë për të cilin trupi juaj do t’ju falënderojë që është ecja zbathur në rërë.
Stërvitje për disa grupe muskujsh – Ecja në rërë është një tendosje e pazakontë për trupin, përveç nëse sigurisht jetoni buzë detit dhe e bëni atë çdo ditë. Ky aktivitet përfshin disa grupe muskujsh në të njëjtën kohë. Aktivizohen jo vetëm këmbët, kyçet dhe muskujt e këmbëve, por edhe muskujt e vitheve dhe të barkut.
Një shëtitje e ngadaltë, por e gjatë përgjatë plazhit me rërë do të tonifikojë muskujt e këmbëve tuaja.
Trajtim spa natyral – Rëra është një eksfoliant i shkëlqyer natyror. Kontakti i këmbëve dhe rërës nxit qarkullimin e limfës, e cila është një parandalim i shkëlqyer i sëmundjeve vaskulare dhe venave me varice. Duke marrë frymë në ajrin e detit, ne e mbushim trupin me jod, i cili është i nevojshëm për lëkurën me shkëlqim.