×
  • Vip
  • Vip

    ‘Arsyeja pse u kthyem në Shqipëri…’, flet Big Basta

    FrontOnline
    25 Tetor 2023

    Prej pak kohësh Big Basta dhe Vesa Luma kanë lënë Zelandën e Re, për të vazhduar jetën në Shqipëri. Dhe patjetër që pyetja më e shpeshtë që çifti do të marrë është:

    Pse u kthyet?’

    Në një intervistë për “Live from Tirana” , Big Basta ka treguar rreth vendimit për t’u rikthyer në Shqipëri.

    “Doja të isha aty ku fillon bota. Ne që të vegjël jemi përpunuar për t’u larguar nga Shqipëria, që kur mësojmë gjuhët e huaja. Nuk na ka përgatitur njeri për të ndenjur në Shqipëri. E kuptova duke qëndruar andej se sa e rëndësishme ishte Shqipëria. Në Zelandën e Re kanë një politikë të jashtëzakonshme, të thonë që do ta duash shumë vendlindjen tënde. Ne si popull kemi të mirat dhe të këqijat tona si çdo popull tjetër. Unë u riktheva dhe së bashku me Vesën kemi vendosur të rrisim pasionin tonë sa i përket muzikës si dhe duam që djali të perfeksionojë gjuhën shqipe. Të rrijë me gjyshërit dhe njerëzit e tij të afërm.”

    Rikthimi në Shqipëri, a ka ndryshuar diçka në vend për Big Basta-n?

    “Jemi viti 2023, Shqipëria është vend i bukur. Unë jam repist dhe repistat duhet të jenë opozitar të përhershëm. Shqipëria i përshtatet çdolloj brezi.”

    A identifikohet Big Basta si një reper që i këndon ‘halleve’ të shqiptarëve?

    “Mendoj se edhe në dekadat në vazhdim prapë do të ketë vlerë çdo germë e këngëve të mia. Shpesh kam bërë edhe këngë që janë komerciale, nuk i kam shijuar në maksimum, shijoj kur bëj vargje të vërteta. E shoh veten shumë mirë të pozicionuar në këtë anë, më jep jetëgjatësi. Sa më e vjetër bëhet vera aq më e shijshme bëhet, të njëjtën gjë dua edhe unë me këngët e mia.”

    Si ka ndryshuar tregu muzikor në Shqipëri sipas artistit?

    “Në tërësi ka ndryshuar shumë. Tani ka rrallë artiste të zhanrit rrok. Hip Hopi ka fituar si kulturë, është e përhapur në Shqipëri. Ka artistë të mirë por ka edhe kalimtarë. Nga ana cilësore është shumë lartë. Një nga të preferuarit e mi është Lyrical Son. Ka edhe të tjerë, ka artistë të rinj që janë shumë të mirë. Po ecin me hapat e duhur.”

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Vip09 Tetor 2024
    Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka...
    Vip09 Tetor 2024
    Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK,...
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Të tjera
    Vip09 Tetor 2024
    Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 9.10.2024 – Trendet javore Sipas trendeve të fundit javore, javën e ardhshme, pritet të kemi mot më të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon nesër një vizitë në Tiranë. Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00...
    Sport09 Tetor 2024
    Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.