Arsenali ka mposhtur në penalti Liverpoolin (5:4) për të fituar trofeun “Community Shield” në Angli.
Koha e rregullt prej 90 minutash u mbyll baras 1 me 1. “Topçinjtë” kaluan në epërsi në minutën e 12-të përmes Pierre-Emerick Aubameyangut. Liverpooli barazoi gjithçka në minutën e 73-të përmes Takumi Minaminos.
Në penalti, skuadra e Mikel Artetas u tregua më efikase, duke realizuar nga pesë gjuajtje. Tek Liverpooli Rhian Brewster humbi penaltinë, për t’ia mundësuar londinezëve triumfin.