Klubi anglez, Arsenal raportohet se po vazhdon negociatat me Real Sociedad për të nënshkruar me Mikel Merino.
‘Topçinjtë’ sipas medieve britanike, janë afër yllit të Sociedadit gjatë kësaj verë.
Arsenali thuhet se tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me 28-vjeçarin, por sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, londinezëve u mbetet që të arrijnë marrëveshje edhe me klubin spanjoll për t’u finalizuar marrëveshja.
“Negociatat po vazhdojnë. Ende s’ka asnjë marrëveshje zyrtare, por me siguri Merino po pret që Arsenali të përfundojë marrëveshjen me Real Sociedad. Bëhet fjalë për kushtet e pagesës. Merino dëshiron Arsenalin, kështu që tani ka mbetur të merren vesh vetëm klubet”, ka shkruar Romano./RTK