×
  • Sport
  • Sport

    Arsenal merr fitore me mund ndaj Leicister

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Arsenal ka arritur fitore ndaj Leicister vetëm në kohën shtesë në ndeshjen e vlefshme për Javën e gjashtë të Premier League.  

     

    Takimi i zhvilluar në “Emirates” është mbyllur me rezultat 4-2.

    Vendasit e kanë gjetur avantazhin në minutën e njëzetë, kur një pasim i saktë nga Timber është shfrytëzuar nga Martinelli, i cili ka shënuar golin e tij të parë të sezonit.

    Para përfundimit të pjesës së parë, Arsenal e ka dyfishuar epërsinë, me Trossard që ka realizuar pas një pasimi nga Martinelli.

    Leicester e ka nisur fuqishëm pjesën e dytë dhe në minutën e dyzet e shtatë, Justin ka shënuar me kokë, duke ngushtuar rezultatin. Vetë Justin ka barazuar gjithashtu në minutën e gjashtëdhjetë e tretë, kur ka realizuar me një volej të bukur pas një asistimi nga Ndidi, duke ngritur në këmbë tifozët mysafirë.

    Arsenal është detyruar ta kërkojë golin e fitores, veçanërisht duke marrë parasysh se Manchester City kishte humbur pikë më herët gjatë ditës. Megjithatë, portieri i Leicesterit,Hermansen, ka vazhduar të bëjë pritje vendimtare ndaj Havertz dhe Trossard, duke mbajtur ekipin e tij në lojë. Por, në minutën e katërt të kohës shtesë, Trossard ia ka arriur të shënojë një gol vendimtar.

    Për t’i vënë vulën ndeshjes, Havertz ka realizuar një gol tjetër, duke e çuar Arsenalin në të njëjtin nivel pikësh me Manchester City në krye të tabelës së Premier League./rtk

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Sport28 Shtator 2024
    Trepça shënoi fitoren e dytë me radhë në elitën e basketbollit kosovar ndaj Vëllaznimit me rezultat 87-65. Mitrovicasit e fituan çerekun e...
    Sport28 Shtator 2024
    Ballkani ka arritur një fitore të thellë 4-0 ndaj Ferizajt në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë, në kuadër të Javës së shtatë...
    Sport28 Shtator 2024
    Federata e Futbollit të Maqedonisë ka dalë me një komunikim zyrtar pasi mbrëmë u sulmua fizikisht nga tri persona kryetari i kësaj...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Në kuadër e Ditës së Boshnjakëve në Prizren janë mbajt shumë aktivitete prej përfaqësuesve të komunitetit boshnjak dhe shoqatave joqeveritare. Në organizimin e...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Kandidati republikan për president Donald Trump ka qenë objektiv i dy atentateve gjatë kësaj fushate. Zëri i Amerikës foli me disa pronarë...
    Lajme28 Shtator 2024
    Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Koordinatorja e VV-së, Dejona Mihali, ka bërë një reagim ndaj kreut të LDK-së, Lumir...
    Lajme28 Shtator 2024
    Edhe pse në vendin tonë ende nuk ka shifra të sakta se sa persona vuajnë nga diabeti, familjarët vazhdojnë të përballën më...
    Lajme28 Shtator 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se këtë të shtune, bashkë me policinë kanë marrë pjesë në një operacion kërkimi pasi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.