Gëzimin familjar që e kishte nuk e kaloi pos me valle e muzikë.
Një vushtrrias, këto, mbrëmë i shoqëroi edhe me krisma armësh.
Për veprimin që bëri, Policia e Kosovës, e arrestoi atë.
Kurse ia konfiskoi pushkën gjysmë automatike, me të cilën qiti si dhe 7 gëzhoja.
I dyshuari u lirua më pas nga Prokuroria dhe rasti shkoi në procedurë të rregullt.
Për rastin njoftoi Policia në raportin e saj 24 orësh.