Një person është arrestuar pasi derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia kishte shkaktuar aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 01:19, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.
Tutje në raportin 24 orësh bëhet e ditur se në aksident kanë qenë të përfshira, vetura të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari, dy këmbësorë dhe dy vetura të parkuara me targa vendore
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën nga pakujdesia kishte shkaktuar aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime trupore. Në aksident kanë qenë të përfshira, vetura të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari, dy këmbësorë dhe dy vetura të parkuara me targa vendore”, thuhet në raport.