Reperi Tyga, ish i dashuri Kylie Jenner, u arrestua me akuzën e ish të dashurës për dhunë në familje, por u lirua me kusht 50,000 dollarë. Sipas mediave, Tyga u dorëzua vullnetarisht në policinë e Los Anxhelosit për shkak të akuzave të ish të dashurës së tij Camaryn Swenson, e cila postoi fotografi të plagëve të pretenduara që i kishte shkaktuar asaj në Instagram.
Reperi planifikoi të shpjegojë anën e tij të ngjarjes në polici pasi Swenson e akuzoi atë për sulmin e vrazhdë ndaj saj gjatë një grindjeje në shtëpinë e tij.
Burime të afërta pohojnë se Camaryn u shfaq në pragun e shtëpisë së tij rreth orës tre të mëngjesit dhe se ajo ishte shumë e zemëruar. Tyga thuhet se e lejoi të hyjë në shtëpi, kështu që grindja e tyre vazhdoi brenda katër mureve. Camaryn pretendon se reperi e goditi atë dhe se ajo ka mavijosje në trup.
“Unë u abuzova emocionalisht, mendërisht dhe fizikisht dhe nuk dua ta fsheh më”, ka shkruar ajo në një përshkrim të fotografive në rrjetet sociale.
Tyga dhe Swenson njoftuan publikisht lidhjen e tyre në shkurt të këtij viti, dhe modelja, e cila është bashkëpronare e markës së modës “Meaning of Mine”, ndau në mediat sociale foton e tyre të përbashkët të kapur për dore.
Pesë muaj më vonë, u përfol se ata ishin fejuar sepse Swenson u pa me një unazë me dy diamante të mëdhenj në dorën e majtë. Tyga më parë ishte në një lidhje me yllin e reality Kylie Jenner./FrontOnline/