Është arrestuar pronari i një lokali në Pejë, pasi i njëjti ka organizuar lojëra fati.
Si prova materiale në vendin e ngjarjes janë konfiskuar letra dhe çipa të bixhozit, njofton policia.
“Rr. Toni Bler, Pejë 06.07.2022 – 01:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit – bixhoz. Si prova materiale në vendin e ngjarjes janë konfiskuar letra dhe çipa të bixhozit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.