Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë.
I njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 24.04.2023 – 15:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Front Online