Një person Podujevë është arrestuar dje nga Policia.
I njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare (e mitur).
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. 28 Nëntori, Podujevë 19.04.2023 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare (e mitur). Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online