Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se i njëjti vodhi një lap-top, një orë dore, disa unaza ari si dhe disa monedha metalike, gjate një plaçkitje në një shtëpi.
Vjedhja kishte ndodhur në rrugën “Sheh Emini”, pasditen e së dielës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.