Policia në Prizren pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar SH.K,. mashkull, kosovar, i datëlindjes 1999, person ky që kërkohej në bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Peje.
I njëjti kërkohej për veprën penale shitje, posedim i paautorizuar i substancave narkotike.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Prizren -VERI, pas kompletimit të dokomentacionit përkatës.
I dyshuari është dërguar në vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej 1 viti burgim.