×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet një shtetas i Kosovës në Serbi

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se një shtetas kosovar gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë, raporton GazetaBlic.Sipas Ministrisë ë Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), i arrestuar nga policia serbe është Agim Gjocaj, derisa MPJ thotë se akuzat e pretenduara ndaj tyre janë të pabaza, të qëllimshme dhe të motivuara politikisht.

    MPJD kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të Agim Gjocajt si dhe të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj.

    “MPJD i bën thirrje Brukselit dhe shteteve të Grupit Quint, që të adresojnë këtë shqetësim tek autoritetet në Beograd, që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, të ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë. Një sjellje e tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e lëvizjes së lirë të arritur në Bruksel, në vitin 2011 dhe në kundërshtim të plotë me frymën e marrëveshjes së zotimeve të Washingtonit për Normalizim Ekonomik”, thuhet në reagim.Reagimi i plotë:
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), dënon ashpër arrestimin e shtetasit Kosovar, Agim Gjocaj, nga Serbia.

    Gjocaj u arrestua në mënyrë flagrante gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë.MPJD kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të Agim Gjocajt si dhe të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj. Po ashtu, theksojmë se akuzat e pretenduara ndaj tyre janë të pabaza, të qëllimshme dhe të motivuara politikisht.MPJD i bën thirrje Brukselit dhe shteteve të Grupit Quint, që të adresojnë këtë shqetësim tek autoritetet në Beograd, që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, të ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë. Një sjellje e tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e lëvizjes së lirë të arritur në Bruksel, në vitin 2011 dhe në kundërshtim të plotë me frymën e marrëveshjes së zotimeve të Washingtonit për Normalizim Ekonomik.Politika e vjetër e Serbisë me në krye Vuçiqin, vazhdon të sillet në shpërputhje me të gjitha vlerat evropiane ku aspirojnë dhe në kundërshtim me deklaratat që bëjnë përpara faktorit ndërkombëtar për kinse ‘angazhim e gatishmëri’ drejt procesit të normalizimit të plotë me Kosovën dhe fqinjësi të mirë në rajon. Këto veprime, janë në vazhdën e përpjekjeve të Serbisë për të sabotuar Republikën e Kosovës, duke lëshuar urdhra të rrejshme arrestimesh dhe duke manipuluar kanalet e tyre mediatike përmes propagandës së vazhdueshme raciste.Andaj, duke i pasur parasysh këto rrethana, MPJD i përsëritë thirrjet që shtetasit e Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarët nga diaspora t’i shmangin udhëtimet në dhe nëpërmes Serbisë, për shkak të rrezikut të ndalimit të tyre, me akuza të motivuara politikisht.

    Nga Rubrika
    Kronika16 Janar 2025
    Një ndërtese te “Lesna” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes shihet autoambulanca, policia dhe ekipet tjera të nevojshme....
    Kronika16 Janar 2025
    Për shkak të mungesës së përkthyesit ligjor, dështoi të nisë gjykimi të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren ndaj Sakir Mazrek, Ferdi...
    Kronika16 Janar 2025
    Një person në Rahovec ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj....
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor...
    Sport16 Janar 2025
    Epokës së Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mbi Topin e Artë i ka ardhur fundi, pasi mesfushori i Manchester City, Rodri u...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Komisioneria Evropiane për Zgjerim, Marta Kos tha të enjten në Podgoricë, gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiç, se...
    Vip16 Janar 2025
    Xuxi ka kthyer sërish në diskutim akuzat e Leo-s ndaj Driloni që trazuan shtëpinë e Big Brother VIP Kosova që nga dita...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj ka shkruar për tubimin e radhës në...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Altin Krasniqi, ka vizituar disa biznese në Parkun e Biznesit në Drenas. Ai ka shkruar se disa...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.