×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohet një shqiptar në Itali, iu gjet mbi një kilogram kokainë

    FrontOnline
    20 Tetor 2024

    Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se posedonte lëndë narkotike për qëllime trafikimi.

    Policia e Xhenovas, gjatë një shërbimi për luftimin e trafikut të drogës në Sampierdarena, vuri re të dyshuarin në via Fillak, i cili pasi kishte bërë disa udhëtime në zonë me makinën e tij, mori një rrugë kundër trafikut.

    I ndaluar menjëherë nga policia, 46-vjeçari është shfaqur tejet i nervozuar, duke parë me këmbëngulje një çantë shpine të vendosur në tokë përballë karriges, raporton vizionplus.tv.

    I pyetur nëse mbante diçka të paligjshme, shqiptari tregoi çantën e zezë si të tijën pa treguar se çfarë përmbante.

    Por brenda saj policia gjeti mbështjellës të ndryshëm kokaine me peshë totale rreth 1.1 kilogram.

    Pas kontrolleve të mëpasshme të personelit dhe automjetit, u gjetën edhe 2500 euro kesh, me gjasë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

    Droga dhe paratë janë sekuestruar. 46-vjeçari shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burgun e Marasit.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    1 në 4 individë nga Ballkani Perëndimor jeton aktualisht jashtë vendit. Kështu bëhet e ditur në raportin e rregullt ekonomik të Bankës...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Rajoni verilindor i Italisë pjesërisht ishte nën ujë të dielën, pas shiut të dendur gjatë natës dhe përmbytjeve që vranë një person,...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, ka thënë se do t’i japë 1 milion dollarë në ditë një votuesi të regjistruar në shtetin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, ka thënë se do t’i japë 1 milion dollarë në ditë një votuesi të regjistruar në shtetin...
    Vip20 Tetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Rezarti është ankuar për diçka. Aktori thotë se asnjë shtet nuk po mendon as për...
    Sport20 Tetor 2024
    Tashmë është zyrtare. Dardan Berisha është basketbollisti më i ri i KB Peja. Kjo u bë e ditur nga vet klubi pejan...
    Lajme20 Tetor 2024
    Ish-komantanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Nerodimës, Shukri Buja ka udhëtuar për në Hagë, me ftesë të Gjykatës...
    Lajme20 Tetor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka zhvilluar vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku dhe është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi....
    Sport20 Tetor 2024
    Ballkani arriti të qëndrojë në epërsi kundër Suharekës, deri në fund të ndeshjes. Me një gol të vetëm të shënuar nga Bleart...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.