×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një serb në Kosovë, dyshohet për kri*me luf`te kundër popullsisë civile

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    I dyshuari T.P., me nacionalitet serb, është arrestuar sot nën dyshimin për kryerje të veprës penale ‘krimi i luftës kundër popullsisë civile’.

    Kështu u bë e ditur nga komunikata për media.

    “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim, bashkëpunim dhe me autorizim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot më 12.09.2024, ka arrestuar të dyshuarin T.P., i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘krimi i luftës kundër popullsisë civile’, vepër kjo e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të  Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftim.

    I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në Istog, dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile.

    Me urdhër të prokurorit të çështje, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndaluar dy automjete me targa të huaja, e të cilat nuk i kishin të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka thënë se asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Ekrem Rrahmani, në seancën...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në shkollën fillore ” Naim Frashëri” në Prishtinë, sot u bë lansimi i projektit të sigurisë rrugore: “Siguria e fëmijëve në trafik”. E...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë ka bastisur lokalet e Bankës Popullore të Serbisë, dega në Kosovë, Drejtoria e Thesarit në...
    Vip12 Shtator 2024
    Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Laboratori kinez nga ku drejtori i FBI-së, Chris Wray dhe anëtarët e Kongresit besojnë se ka të ngjarë të ketë rrjedhur Covid-19,...
    Lajme12 Shtator 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Paris. Ai atje ka takuar homologun e tij francez, Emmanuel Bonne,...
    Lajme12 Shtator 2024
    V.B është personi i arrestuar së fundmi nga autoritetet si i dyshuar për manipulimin e provave në rastin “Capat”-Sekiraqët. Ndaj tij është...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot është takuar me ekipin e komunikimit nga Garda Kombëtare e Iowas. Në këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.