×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet një person për vjedhje në Vrellë të Lipjanit

    FrontOnline
    19 Maj 2021

    Është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje në marketin e një pompe të derivateve në fshatin Vrellë të Lipanit ku janë vjedhur 200 euro para të gatshme.

    Policia derisa ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit, ka treguar edhe se aty ishin vjedhur edhe cigare të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 800 euro dhe disa gjëra ushqimore në vlerë rreth 50 euro.

    Vjedhja kishte ndodhur në mëngjesin e 13 majit të këtij viti.

    Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar 34 pako të cigareve të ndryshme.

    “Lidhur me rastin me datën 18.05.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me një të dyshuar tjetër me përdorim force kishin depërtuar në marketin e pompës së derivateve ku kishin vjedhë 200 euro para të gatshme, cigare të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 800 euro dhe disa gjëra ushqimore në vlerë rreth 50 euro. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar 34 pako të cigareve të ndryshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    Dy zyrtarët amerikanë, Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian...
    Lajme20 Tetor 2024
    Një rast i zjarrit ka ndodhur sonte në një ndërtesë në rrugën “Hyzri Talla” në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin janë deklaruar...
    Lajme20 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bashkëbiseduar me studentë shqiptarë në Cyrih të Zvicrës. Atje, ajo ka thënë...
    Të tjera
    Lajme20 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira...
    Kronika20 Tetor 2024
    Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu”, në Prishtinë. Kjo...
    Lajme20 Tetor 2024
    Politologu gjerman Alexander Rhotert, i ka kushtuar një shkrim tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Ai thekson se “BE-ja është duke e injoruar agresivitetin...
    Kronika20 Tetor 2024
    Një veturë ka marrë flakë në fshatin Lluzhan të Podujevës. Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në djegien e saj, por...
    Sport20 Tetor 2024
    Basketbollisti Drilon Hajrizi ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV. Hajrizi ka rrëfyer se si...
    Lajme20 Tetor 2024
    Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, tronditi botën më 24 shtator të 2023-tës. Grupe terroriste të udhëhequra nga Millan Radoiçiq, vranë rreshterin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.