Një person është shoqëruar në stacion policor pasi i është konfiskuar një pistoletë pa leje.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në fshatin Gërmovë të Vitisë, njofton policia.
“Fsh. Gërmovë, Viti 12.09.2022 – 13:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që te ai është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.