Një rast i ngacmimit seksual është raportuar së fundi nga Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit.
Policia ka arrestuar një mashkull, nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër, me ç’rast e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
“Prizren 01.02.2023 -17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare, me ç’rast e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”.