Mbrëmë është arrestuar një i dyshuar, tek i cili policia gjeti 4.5 gramë marihuanë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në kryeqytet, rreth orës 19:39.
Sipas policisë, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt, pas intervistimit.
Rasti u inicua si “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.
“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 29.07.2022 – 19:39. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar te i cili njësia policore gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar 4.5 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Front Online