Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale.
Po ashtu thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.