Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se e ka dhunuar një shtetase të huaj.
Në raport thuhet se viktima ishte në një lokal nate me një shoqe dhe pasi kishin konsmuar alkool i ishte përkeqësuar gjendja.
Duke e “shfrytëzuar” këtë i dyshuari i është afruar kinse për t’i dërguar për ndihmë mjekësore mirëpo e ka dërguar në një lokacion tjetër ku dyshohet se e ka dhunuar, njofton Policia.
“DHUNIM- Pejë / 13.07.2024 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër shtetase e huaj, duke shfrytëzuar gjendjen shëndetësore të viktimës e cila në një lokal nate bashkë me shoqen e saj, kishte konsumuar alkool dhe pastaj i është përkeqësuar gjendja. I dyshuari, u është ofruar kinse për t’i dërguar për ndihmë mjekësore, por i ka dërguar në një lokacion tjetër dhe dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”