Është arrestuar një person në Pejë, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit të tij dhe shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një kallash dhe një pistoletë me tetë fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të tij dhe shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një AK-47 dhe një pistoletë me tetë fishekë”.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.