Një person është arrestuar të enjten rreth orës 13 e 45 në Lipjan, pasi dyshohet se e ka rrahur bashkëjetuesen.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Front Online