Dy të dyshuar janë arrestuar nën dyshimin se njëri prej tyre në cilësinë e instruktorit në një autoshkollë ka pranuar nga i dyshuari para me qëllim të lehtësimit të procedurës për kalimin e testit me shkrim për kategorinë B të vozitjes.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuet se rasti ka ndodhur të mërkurën në Mitrovicë dhe është iniciuar si “Dhënie dhe marrje e ryshfetit”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të dyshimit se njëri prej tyre në cilësi të instruktorit të vozitjes në një autoshkollë private ka pranuar nga i dyshuari tjetër para me qëllim të lehtësimit të procedurës për kalimin e testit me shkrim për kategorinë B të vozitjes. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 600€ (6X100) para të gatshme dhe dy telefona celularë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.