Sipas raportit të Policisë së Kosovës pas një mosmarrëveshje mes gruas dhe burrit ky i fundit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dje në Fushë Kosovë.
Policia ka njoftuar se viktimës ju është ofruar trajtim mjekësor, dhe sipas prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur rreth orës 00:50, shkruan Front Online.
“Fushë Kosovë (EN: 084-209) 11.03.2022 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.